Në hapje me kryendeshje, Besa-Prishtina

Sporti

Në hapje me kryendeshje, Besa-Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 13:02

Kampioni i ri dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famiglia nga Peja, në hapje do të ballafaqohet me finalistin e play-off-it, Prishtinën. Kjo është kryendeshja e javës së parë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Dy skuadra me hendbollistë më të mirë dhe që do të jetë edhe një hapje madhështore për këtë sport, i pranuar në rrafshin ndërkombëtar që nga 18 dhjetori i vitit 2004. Siç shihet edhe këtë edicion këto dy skuadra do të luftojnë për titullin e kampionit. Edicioni i ri nis me 13-14 shator, por kjo kryendeshje do të luhet më vonë, sepse Besa Famiglia me 6-7 shtator dhe me 13-14 shtator ka ndeshje ndërkombëtare me ekipin nga Estonia, Kehra.

Meshkujt, java e parë
Kastrioti-Samadrexha
Besa Famiglia-Prishtina
Zhegra-Drenica
Vëllaznimi-Kosova

Femrat, java e parë

Istogu - Prishtina
Shqiponja – Samadrexha
Vëllaznimi – Trepça
Koosva – Drita
Prizreni - Kastrioti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat