Simeone: Na mungoi vetëm konkretizimi!

Sporti

Simeone: Na mungoi vetëm konkretizimi!

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 12:22

Kampioni në fuqi spanjoll, Atletico Madridi, nuk arriti më shumë se një pikë në udhëtim me Vallecanon, duke barazuar me rezultat 0:0. Për trajnerin e Atleticos, Diego Simeone nuk është shqetësuese barazimi, (i cili të hënën e kësaj jave është suspenduar me tetë ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës spanjolle), por shpreson se ekipi i tij do të shënojnë rezultate më të mira në takimet e ardhshme. Atletico që pas javës së parë mbetet një hap pas rivalëve të Barcelonës dhe Realit, që morën maksimumin e pikëve në ndeshjet respektive, por Simeone e merr me shumë qetësi. “Ne jemi të prirë t’i harrojmë shumë shpejt ato që ndodhin. Kemi zhvilluar dy ndeshje me një rival shumë të fortë dhe kemi fituar një trofe. Mendoj se do të surprizojmë në ndeshjet e ardhshme”, tha Simeone. Ai nuk ka dashur të komentojë vendimin rreth pezullimit prej tetë javësh nga Federata Spanjolle e Futbollit. “Pezullimi? Nuk kam asgjë për të thënë. Respekte për ata që marrin vendime. Sa i përket ndeshjes, skuadra luajti shumë mirë dhe mund të kishte zgjidhur gjithçka në pjesën e parë. Vallecano e rriti shumë lojën në pjesën e dytë dhe na vuri në vështirësi në krahun e majtë. Neve na mungoi vetëm konkretizimi. Kemi luajtur të martën dhe të premten, pra jemi sforcuar shumë”, thotë Simeone. Kampioni në javën e dytë në konak pret debutuesin, Eibar dhe presin tri pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat