A po ‘tutet’ Putini dhe Rusia nga Majlinda?

Sporti

A po ‘tutet’ Putini dhe Rusia nga Majlinda?

Nga: K.Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 11:35

Rusia përballë Kosovës apo xhudisja ruse Natalia Kuziutina karshi Majlinda Kelmendit, në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Një gjysmëfinale e dy protagonisteve që u ndeshen në finalen e Kampionatit Evropian në prill të këtij viti në Montpellier të Francës. Rusja kishte humbur keqas nga krenaria e sportit tonë. Drejtuesit e kombëtares ruse e njohin fortë mirë kush është Majlinda dhe që vjen nga shteti i Kosovës. A thua’ a po ‘tutet presidenti i shtetit rus, Vladimir Putin, që edhe vet ka qenë xhudist dhe vetë rusët nga luanesha e Kosovës? Sigurisht Putin ka dëgjuar për emrin e Majlindës dhe ndoshta është i informuar se sot do të takohet Natalia Kuziutina me shqiptaren nga shteti i Kosovës. E di sigurisht se do të ballafaqohet me Majlindën e Kosovës, që ata se njohin as pasaportën dhe as shtetin e Kosovës. Rusët gjithsesi se janë në panik nga kjo përballje, nga një Majlindë e fuqishme, me zemër Kosove, zemër pejane!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat