Pellegrini: Fitorja ndaj Liverpoolit e rëndësishme

Sporti

Pellegrini: Fitorja ndaj Liverpoolit e rëndësishme

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 08:30

Manuel Pellegrini është shumë i lumtur që Manchester Cityt fitoj ndaj Liverpollit, me rezultat 3:1. Sipas kilianit kjo është një fitore shumë e rëndësishme.
Manchester City ka realizuar një fitore të madhe përballë Liverpoolit, të cilin e mposhti me rezultat 3:1.

Për fitoren e ekipit nga Etihad u përkujdes Stevan Jovetic, i cili realizoi dy gola dhe Sergio Aguero.

Kjo fitore e ka gëzuar shumë menaxherin Manuel Pellegrini. Sipas këtij të fundit fitorja ndaj Liverpoolit ishte shumë e rëndësishme.

"Është e rëndësishme që të keni gjashtë pikë në dy ndeshjet e para. Ishte një fillim i vështirë për ne me disa lojtar që kishin 15 ditë pune," deklaroi kiliani pas ndeshjes për Sky Sports.

"Ishte e rëndësishme për të fituar, sidomos për të fituar kundër një ekip të fortë si Liverpool”, theksoi Pelelgrini, i cili lavdëroi lojën e skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat