Champions League, akti i dytë i sfidave playoff

Sporti

Champions League, akti i dytë i sfidave playoff

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 23:17

Takimet e ditës së martë pritet të ofrojnë shumë më tepër gola, duke filluar madje që nga takimi më intrigues Porto – Lille.

Ditët kalojnë shpejt dhe pa u mbushur as java ashtu sic e kërkon zakoni skuadrat e përfshira në fazën e play off-it në Champions League iu rikthehen ndeshjeve të kthimit. Të mërkurën e kaluar pesë ciftet e dyta prodhuan vetëm 8 gola gjithsej, si për të treguar kujdesin me të cilin interpretohen sfida të tilla. Në mdeshjet e para u regjistruan tre barazime identike 1-1 dhe dy fitore të skuadrave udhëtuese, por ky trend vështirë se do të vazhdojë. Për shkak të rezultateve të ndeshjeve të vajtjes takimet e ditës së martë pritet të ofrojnë shumë më tepër gola, duke filluar madje që nga takimi më intrigues Porto – Lille.

Në sfidën e parë një gol i shënuar pas një ore lojë nga mesfushori meksikan Hector Herrerera i dha suksesin 2 herë Kampionëve të Europës brenda në Francë, gjithsesi me eksperiencën që kanë dragonjtë e dinë më së miri se në Champions League faktori fushë influencon fare pak. Përballë tyre qëndron një ekip si Lille që në të kaluarën nuk ka dështuar kurrë për të kaluar këtë fazë. Janë plot 6 kualifikime përpara ndeshjeve të fazës së grupeve, 3 në Champions dhe 3 në Europa League për klubin francez, që kërkon kualifikimin e gjashtë në histori në fazën e grupeve. Në krahun tjetër klubi i famshëm luzitan kërkon të 19 pjesëmarrjen në fazën e grupe dhe në takimin e kthimit mund edhe të mjaftohet thjesht me administrimin e rezultatit. Në histori në 12 përballje me klubet franceze dragonjtë janë mundur vetëm një herë brenda në Portugali, edhe kjo ka ndodhur 43 vjet më parë, kur Nantes fitoi 2-0 në O’Porto. Një tjetër ndeshje interesante është ajo që do të luhet në Glasgoë ndërmjet Celtic-ut dhe Mariborit. Klubi skocez që është njëherësh edhe klubi i parë britanik që ka fituar Kupën e Kampioneve rrëmbeu një barazim të cmuar 1-1 në Slloveni. Te vendasit do të mungojnë Scott Brown dhe James Forrest, sidoqoftë rikthehet pas dëmtimit mbrojtësi Adam Matthews. Në fundjavë trajneri i tyre, norvegjezi Ronny Deila la pothuajse gjithë skuadrën pushim dhe përfshiu në formacionin titullar vetëm kapitenin Charlie Mulgreë, e për pasojë “The Bhoys” u mundën 1-0 nga një ekip si Inverness Caledonian Thistle. Celtic Park si gjithmonë do të jetë i mbushur plot, dhe futbollistët vendas do të mbështeten te përkrahja e zjarrtë e tifozëve të tyre për t’u kualifikuar për herë të nëntë në fazën e grupeve.

Asgjë nuk mund të konsiderohet e përfunduar në sfidën Bate Borisov – Slovan Bratislava, pasi skuadrat bjelloruse nuk kanë fituar kurrë në 9 përballjet ndaj klubeve nga Sllovakia. Ekipi i Aleksandr Yermakovich që eliminoi Skënderbeun në turet e mëparshme vetëm falë rregullit të golit në fushë kundërshtare, përvec barazimit 1-1 të ndeshjes së parë ka në favor eksperiencën pasi është kualifikuar tre herë për në fazën e grupeve, ndërkaq ekipi nga Bratislava kërkon të bëhet i pari ekip sllovak që shkon në një fazë të tillë pas Zilina-s në sezonin 2010-11. Cerekfinalistët e sezonit 2011-12 presin në Nicosia skuadrën më të dobët në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s, përsa i përket klubeve Aalborg. Pavarësisht se pozicionohen vetëm në vendin e 249 në këtë renditje kampionët e Danimarkës kërkojnë kualifikimin e tretë në fazën e grupeve, pas aventurës së susksesshme në vitet 1995 e 2008. Takimi i parë u mbyll në barazim 1-1, megjithatë favorit konsiderohet klubi qipriot Apoel, ku luajnë ende Dionisios Chiotis, Nuno Morais dhe Constantinos Charalambides, që të tre pjesëtarë të ekipit që në vitin 2009 eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 3-2 pikërisht në fazën e play off-it FC Kopenhagen. I vetmi takim që do të luhet në një orar të ndryshëm nga ai i zakonshmi 20:45 është Zenit – Standard i Liezhit. Në orën 18:00, në stadiumin Petrovskij ekipi i drejtuar nga Andre Villas – Boas do të bëjë cmos për të ruajtur ecurinë tepër pozitive të tre javëve të fundit, ku klubi rus numëron 7 fitore në të gjithë kompeticionet, duke pësuar vetëm 2 gola gjithsej. Goli i Oleg Shatov në Liezh mban përpara klubin nga Shën Petërsburgu, që kërkon kualifikimin e katërt radhazi për në fazën e grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat