Tirana, ekipi bën një akt human bamirësieâ

Sporti

Tirana, ekipi bën një akt human bamirësieâ

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 23:16

Paratë e grumbulluara nga shitja e biletave vetëm për tribunën qendrore do te japen për bamirësi për shtëpinë e fëmijëve në kryeqytet “Zyber Hallulli”.

Një klub mund të jetë kampion, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. Futbollistët e Tiranës pas suksesit 3-0 me Apoloninë në “Qemal Stafa”, që i konfirmoi si një prej skuadrave pretendente për fitimin e titullit, këtë të mërkurë do të shfaqin dhe anën e tyre humane. Klubi kryeqytetas, që hapi dyert për tifozët për ndeshjen me fierakët duke lejuar mbështetësit të hynin falas në stadium në tribunën D2, paratë e grumbulluara nga shitja e biletave vetëm për tribunën qendrore ashtu sic kishte paralajmëruar do t’i japë për bamirësi për shtëpinë e fëmijëve në kryeqytet “Zyber Hallulli”.

Fëmijë të kësaj shtëpie zbritën madje në fushë me lojtarët bardheblu dhe ata të Apolonisë dhe në ndeshjen e së dielës, ndërsa këtë të mërkurë ata do të presin lojtarët e klubit kryeqytetas në shtëpinë e tyre. Të merkuren një perfaqësi e klubit dhe skuadrës bardheblu do të bej një vizitë në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" për të dhuruar kontributin dhe mbyllur këtë mision human qe nuk do te jete i fundit për këtë vit nga drejtuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat