Selmani: Motoja jonë, mos të pësojmë...

Sporti

Selmani: Motoja jonë, mos të pësojmë...

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2014 Në ora: 19:45

Drita e Gjilanit ka një start të mirë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Gjilanasit për dy ndeshje arkëtuan katër pikë, duke u renditur në vend të pestë. Edhe më interesant te kjo skuadër është se për 180 minuta shënuan një gol dhe nuk pësuan asnjë. Deri më tash Drita është e vetmja skuadër në elitë që nuk ka pësuar gol, e cila në javë e parë si mysafir e mundi me rezultat 1:0 kampionin në fuqi, Llamkos Kosovën, ndërsa në Gjilan barazoi 0:0 me Vëllaznimin e Gjakovës. Agron Selmani, kryetrajner i Dritës, tha yse është i kënaqur me rendimentet e dy ndeshjeve të para. “Ka qenë një lojë shumë e fortë. Kemi pasur mundësi me fituar krejt ndeshjen dhe mi marrë tri pikë, por kemi mundur edhe më humbë me një a dy raste që i patën në fund KF Vëllaznimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat