Malaj: Do të jemi sfiduese të forta të Prishtinës e Kastriotit

Sporti

Malaj: Do të jemi sfiduese të forta të Prishtinës e Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2014 Në ora: 19:44

Hendbollistja e Shqiponjës nga Gjakova, Valerina Malaj, tha se përgatitjet tash e sa ditë i zhvillojnë në Golem të Shqipërisë, me synim që të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës, e cila fillon me 20-21 shtator. Ajo është optimiste se do të përgatiten maksimalisht dhe të janë prej skuadrave që do të luftojnë për tre-katër vendet e para. “Jemi në përgatitje në Golem dhe në mëngjes vrapojmë dhe ushtrojmë në forcë, ndërsa në orët e mbrëmjes stërvitim me topa”, tha Malaj. Hendbollistja gjakovare mendon se do të janë më të forta në edicionin e ri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat