Bërbatovci premton gola tjerë për Prishtinën

Sporti

Bërbatovci premton gola tjerë për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2014 Në ora: 19:43

Sulmuesi Florim Bërbatovci, është sikur në qiellin e shtatë me golin e fitores që shënoi për skuadrën e tij me renome, Prishtina, e cila ngadhënjeu në Pejë me rezultat 2:1 ndaj Besës. Bërbatovci në minutën e 90+1 realizoi gol me kokë, për t’ia siguruar tre pikë të mëdha skuadrës nga kryeqendra apo fitoren e dytë me radhë. Prishtina pas javës së dytë udhëheq me 6 pikë në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Futbollisti thotë se Prishtina është kandidati kryesor për titullin e kampionit dhe premton edhe më shumë gola në javët e ardhshme. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se fitorja është pritur dhe nuk ka qenë edhe e papritur, duke u bazuar edhe në cilësinë që ka ekipi dhe që udhëhiqet nga kryetrajneri Bylbyl Sokoli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat