Rita mëton ta thyejë rekordin në trehapësh!

Sporti

Rita mëton ta thyejë rekordin në trehapësh!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2014 Në ora: 19:43

Në vitet e fundit dalin në sipërfaqe atlet e atlete të talentuara që premtojnë shumë në të ardhmen. Në shumicën e klubeve punohet me përkushtim në zbulimin dhe formimin e atleteve të reja, si në KA Llapi nga Podujeva, në KA Rogana, në KA Trepça etj. Rita Hajdini, nuk ka më shumë se 15 vjet, mëton të thyejë rekorde në disa disiplina sidomos në trehapësh, e cila vlerësohet prej disiplinave më të vështira. Rita është anëtare e klubit Llapi nga Podujeva dhe e kombëtares së Kosovës, shpreson se do të ia del në të gjitha garat. Rita, në garën e fundit ‘Aledin Renaku’ triumfuat në disiplinën 200 metra kundër Majlinda Canajt ose ishit më e shpejt për dy të qindtat e sekondës, a keni pritur kohë më të mirë? “Kam pritur një rezultat edhe më të mirë, por për shkak të kushteve klimatike nuk e kam arritur rezultatin që e kam synuar”, përgjigjet atletja e talentuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat