Prezantohet Balotelli: Te Liverpooli për shumë kupa

Sporti

Prezantohet Balotelli: Te Liverpooli për shumë kupa

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 19:03

Mario Balotelli është i kuq. Superylli italian është prezantuar sot edhe zyrtarisht te Liverpooli ku ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën angleze. Balotelli i ka kushtuar Liverpoolit 16 milion funta. Në intervistën e parë si lojtar i Liverpoolit, Balotelli ka thënë se erdhi këtu sepse këtë skuadër e duan të gjithë.
"Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Liverpoolit. Te kjo skuadër të luash është ëndërr e secilit lojtar. Këtu kam ardhur për suksese dhe do të jap gjithçka nga vetja për këtë. Këtu njerëzit e duan shumë futbollin dhe Liverpoolit ka tifozët më të mirë. Duhet të punosh shumë sepse tifozët e Liverpoolin të qëndrojnë gjithmonë afër. Jam pritur shumë mirë këtu, edhe pse dikur kjo tifozeri nuk më donte, por ky është futbolli. Mezi po e pres të luaj në "Anfield" sepse është një stadium i zjarrtë. Skuadra ka një projekt me lojtarë të rinjë, gjë e cila më pëlqen shumë" ka thënë Balotelli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat