Simeones i kushtoi shtrenjtë gjesti i pahijshëm

Sporti

Simeones i kushtoi shtrenjtë gjesti i pahijshëm

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 18:58


Trajnerit Diego Simeones, një gjest i pahijshëm i ka kushtuar bukur shtrenjtë. Ai në finalen e Superkupës së Spanjës, humbi nervat dhe pak para përfundimit të pjesës së parë papritur goditi pas koke gjyqtarin e katërt të ndeshjes. Megjithatë, Atletico Madrid arriti që ta fitonte Superkupën, ku mundi Real Madridin me rezultat 1:0 në takimin e kthimit, pasi që ajo e para përfundoi 1:1 në Santiago Bernabeu. Në anën tjetër, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Spanjolle të Futbollit i dha një shkualifikim Simeones. Trajneri argjentinas, më i suksesshmi i Ligës Spanjolle, në këto vitet e fundit u pezullua për tetë javë. Komisioni Disiplinor, e ka justifikuar pezullimin tetë javor të Simeones duke u bazuar jo vetëm në gjestin e tij ndaj asistentit të kryesorit por gjithashtu dhe veprime të tjera të kryera në atë takim që bien ndesh me rregulloren. Kështu për goditjen e asistentit Simeone është shkualifikuar katër javë, dy javë është shkualifikuar për kartonin e kuq, një javë pezullim për duartrokitjet ironike kur po largohej nga fusha e lojës momentin dhe një javë tjetër për faktin se nuk shkoi në dhomat e zhveshjes por qëndroi gjatë gjithë takimit në tribunë duke dhënë udhëzime për skuadrën e tij. Sipas Komisioni të Disiplinës, Atletico Madridit ka të drejtë ta apelojë vendimin brenda 10 ditëve në vazhdim, gjë që me siguri klubi kampion i vendit do ta bëjë duke parë ndëshkimin e rëndë që është dhënë nga ana e organit të Federatës Spanjolle. Prandaj, ky dënim është i rëndë për Simeone, një trajner që synon sërish titullin në Spanjë. Atletico është kampion në fuqi dhe fitues i Superkupës së Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat