Prishtina me dy përforcime cilësore

Sporti

Prishtina me dy përforcime cilësore

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 17:54

Sigal Prishtina mëton të jetë edhe më e fortë se në edicionin e kaluar në Ligën Ballkanike dhe në Kampionatin e Kosovës në basketboll. Prishtinasit janë përforcuar me dy basketbollistë cilësorë. Është fjala për Brian Greene dhe Barisa Krasiq. Bardhekaltrit zyrtarizuan marrëveshjen me Greene dhe Krasiq. Greene ka qenë pjesë e skuadrave si IMS Hawks në Zelandë të Re e Reales LV në Republikën Domenikane, kurse Krasiq ka luajtur për Zadardin, Cibonën, Cedevitan si dhe së fundmi me Rabotniçkin nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat