Maqedonia me shtatë shqiptarë ndaj Spanjës!

Sporti

Maqedonia me shtatë shqiptarë ndaj Spanjës!

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 16:12


Shtatë futbollistë shqiptarë janë pjesë e Maqedonisë, e cila më 8 shtator në Valencia do të luajë me kampionin në fuqi evropian, Spanjën. Përzgjedhësi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski, në përfaqësuese ka ftuar shqiptarë, si: Ardian Cuculi (Partizani i Tiranës), Erxhan Alioski (Shafhausen), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Muhamed Demiri (St.Gallen), Ferhan Hasani (Brondby), Agim Ibraimi (Maribor), dhe Besart Abdurahimi (Lokeren). Ai e publikoi listën e 23 futbollistëve për ndeshjen e parë eliminatore e vlefshme për Euro 2016 kundër Spanjës. Nidhmëstrajner i përfaqësueses maqedonase është shqiptari Argjend Beqiri. Shqiptarët do të luftojnë për të zënë një vend në përbërjen e parë në përballje me Spanjën. Grumbullimi i parë i përfaqësuesve maqedonase është caktuar më 2 shtator në afërsi të Valencisë. Ndeshja Spanjë-Maqedoni do të luhet me 8 shtator në Valencia, në orën 20.45. Besart Abdurahimi dhe Agim Ibraimi do të janë në repartin e sulmit, ndërsa Ferhan Hasani, Arijan Ademi e Muhamed Demiri si mesfushor dhe në mbrojtje Erxhan Alioski e Ardian Cuculi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat