El Haddadi: Jam krenar që shënova në Camp Nou

Sporti

El Haddadi: Jam krenar që shënova në Camp Nou

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 14:05


Futbollisti i talentuar maroken, Munir El Haddadi, e ka nisur në mënyrën më të mirë debutimin në fanellën e ekipit të Barcelonës. Ai është krenar që realizoi gol për fitoren bindëse me rezultat 3:0 kundër Elches. Futbollisti i ri së bashku me Lionel Messin ishin faktorët e kësaj fitore në hapje të kampionatit spanjoll. “Jam mjaft i lumtur me debutimin, për golin dhe për punën që e bëri ekipi. E vërteta është se, jam i nderuar dhe krenar që shënova në Camp Nou, që luajta përkrah Lionel Messit dhe me të gjithë lojtarët tjerë të ekipit të parë”, tha Munir El Haddadi, i cili shpreson se do të shënojë edhe gola të tjerë në fanellën e skuadrës katalunase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat