Giroud po përmirësohet çdo vit

Sporti

Giroud po përmirësohet çdo vit

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 11:15

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i impresionuar me lojën e futbollistit Olivier Giroud. Ai flet superlativ për Giroudin, i cili ka qenë edhe autor i golit të barazimit me rezultat 2:2 në udhëtim kundër Evertonit, në ndeshjen e javës së dytë në Premier League. Wenger parashikon se ky futbollist me potencial të madh mund të shënojë deri në 25 gola në edicion! “Giroud i realizoi 16 gola edicionin e kaluar në Premier League. Nuk mund të them ndonjë limit për këtë lojtar. Mendoj se Giroud po përmirësohet çdo vit dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ai t'i realizoj edhe 25 gola gjatë këtij edicioni”, ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat