Juventus, ofertë Shaqirit dhe kërkon huazimin e Falcaos

Sporti

Juventus, ofertë Shaqirit dhe kërkon huazimin e Falcaos

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 09:51

Pas largimit të trajnerit Antonio Conte, u duk se për ekipin bardhezi të Juventusit do të vinin kohë tepër të vështira. Frika e tifozëve juventinë mbi të gjitha ishte ajo e refuzimit të lojtarëve që do kërkoheshin për të përforcuar ekipin. Gjithsesi, edhe me trajnerin e ri Algeri, dëshirat dhe qëllimet e ekipit për sezonin e ri nuk kanë ndryshuar, dhe mbi të gjitha, lojtarët që kërkon Juventusi e pëlqejnë këtë trajner.

Me aprovimin e Alegrit, Juventusi i ka bërë një ofertë zyrtare Bajernit të Mynihut për shqiptarin Xherdan Shaqiri. Sipas gazetave gjermane, Juventusi ka ofruar 16 milionë euro dhe një kontratë 4-vjeçare për sulmuesin që luan me Kombëtaren e Zvicrës, ofertë kjo që duket se pëlqehet nga ekipi bavarez dhe nga lojtari.

Gjithashtu, Juventusi duket shume pranë edhe sulmuesit të Monacos, kolumbianit Falcao. Me sa duket, Monaco është gati ta jap në formë huazimi sulmuesin, ndërkohë që Juventusi mund ta blejë atë pas një viti, për një vlerë 35 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat