Hajvalia e Llamkos ndajnë nga 1 pikë

Sporti

Hajvalia e Llamkos ndajnë nga 1 pikë

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 21:46

Kampionët e vendit pas humbjes së një jave më parë në shtëpi barazuan 1-1 në transfertë ..

Hajvalia dhe Lllamkos kanë ndarë nga një pikë në përballjen e javës së dytë të Superligës kosovare. Kampionët e vendit pas humbjes së një jave më parë në shtëpi barazuan 1-1 në transfertë në një takim që u vendos që në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë u karakterizua nga tensioni në fushë, aq sa të dyja ekipet e mbyllën takimin pa trajner, pas daljes me të kuq të Keçit dhe Munishit. Vendasit arritën të kalojnë përpara në minutën e 18-të pas një autogoli të Shalës, ndërkohë që Llamkos barazoi shifrat falë Labinot Osmanit. Në pjesën e dytë dy ekipet nuk luajtën një lojë shumë të rrjedhshme duke dhuruar pak raste për shënim, që lanë të pakënaqur dhe tifozeritë e dy skuadrave. Në takimet e tjera Drenica arriti të marrë tre pikët e para pasi mundi 2-0 ekipin mitrovicas të Trepcës pas golave të Lushtakut dhe Jetullahut ndërsa një gol I Elhaim Berishës I dha suksesin 1-0 në transfertë Ferronikelit ndaj debutuesve të Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat