Bolt, rekord botëror në 100 m për sallat e mbyllura

Sporti

Bolt, rekord botëror në 100 m për sallat e mbyllura

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 21:43

Atleti xhamajkan vendosi kohën më të mirë në glob në garën e 100 metrave, vetëm se për sallat e mbyllura duke i shtuar vetes dhe një tjetër medalje ari.

Usain Bolt theu një tjetër rekord botëror. Atleti xhamajkan vendosi kohën më të mirë në glob në garën e 100 metrave, vetëm se për sallat e mbyllura duke i shtuar vetes dhe një tjetër medalje ari.

Në mitingun e Varshavës, atleti xhamajkan dhe pse nuk realizoi as një prej 10 kohëve të tij më të mira, gjithsesi vendosi një rekord botëror duke ndalur kronometrin në vijën e finishit me kohën e 9 sekonda e 98 të qindtat. Xhamajkani ndryshe nga zakonisht pati një shkëputje shumë të mirë me një kohë reagimi prej 133 të mijtat por nuk ishte aq i jashtëzakonshëm në garim e sipër që është dhe pika e tij më e fortë, aq sa amerikani Trell Simmons i qëndroi në krah deri në vijën e finishit, të cilin Bolt e preu i pari duke thyer kështu dhe rekordin e namibianit, Frankie Fredericks, i vendosur në Finlandë në vitin 1996.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat