Van Gaal kërkon futbollistë

Sporti

Van Gaal kërkon futbollistë

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 16:02

Louis van Gaal, trajneri i Manchester Unitedit, nuk është ende i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion. Ai kërkon përforcime para mbylljes së afati kalimtar të verës.

Louis van Gaal shprehet qartë se dera e Manchester United qëndron e hapur për përforcime të tjera. Sezoni i ri për klubin nga Old Trafford nisi me disfatën 2-1 në shtëpi ndaj Swansea dhe pavarësisht disa blerjeve.

“Duhet patjetër të blesh që të përmirësosh skuadrën. Ja pse doja që Rojo të vinte te United. Ai mund të luajë në dy pozicione dhe deri tani ka treguar se kemi bërë një zgjedhje të mirë. Gjithsesi kemi nevojë për të tjerë lojtarë. Ka ende kohë deri në fund të afati kalimtar dhe nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë”.

Angel Di Maria është objektivi kryesor i Manchester Unitedit. Kjo e fundit është e gatshme t’i paguaj Real Madridit rreth 70 milion për argjentinasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat