Enrique: Atletico favorit për ta fituar La Ligën

Sporti

Enrique: Atletico favorit për ta fituar La Ligën

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 14:38

Luis Enriqu ka thënë se Atletico Madrid është favorit për ta fituar La Ligën edhe në edicion e ri.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka lavdëruar skuadrën e Atletico Madridit, e cila mbrëmë e fitoi Superkupën e Spanjës pasi mposhti Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Sipas ish trajnerit të Romës dhe Celta Vigos ekipi nga Vicente Calderon është favorit për ta fituar La Ligën edhe në edicion e ri.

"Atletico Madrid duhet të jetë favorite për titullin, sepse ai është kampion aktual. Ata po ndjekin idenë vitin e kaluar dhe janë përmirësuar, pavarësisht ndryshimit të lojtarëve.”, ka deklaruar Enrique në konferencën për media para ndeshjes me Elchen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat