Shaqiri i zhgënjyer me Guardiolan, nuk flet për të ardhmen

Sporti

Shaqiri i zhgënjyer me Guardiolan, nuk flet për të ardhmen

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 13:23

Xherdan Shaqiri e ka pranuar se është i zhgënjyer me Pep Guardiolan, i cili nuk e inkuadroi si titullar në ndeshjen ndaj Wolfsburgut. Por, ylli nga Kosova nuk ka dashur të flas për të ardhmen. Juventus dhe Atletico Madrid janë gati ta transferojnë reprezentuesin zviceran.

Xherdan Shaqiri ka shpërthyer dhe ka shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit Pep Guardioal, i cili nuk e inkuadroi si tiullar në ndeshjen ndaj Wolfsburgut.

Reprezentuesi zviceran, në këtë ndeshje, është inkuadruar në minutën e 62-të në vend të Mario Gotzes. Por, kjo nuk i ka mjaftuar ish mesfushorit të Baselit.

“Trajneri ka vendosur kështu, ju duhet të pranoni. Më duhet ta pranoj këtë vendim, edhe pse nuk mund ta fsheh që jam i zhgënjyer që nuk isha pjesë e formacionit titullar” ka deklaruar Shaqiri, raporton Blick.

Por, mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit nuk ka dashur të flas rreth të ardhmes. “Nuk dua të flas për transferim, mjaft është thënë deri tani. Unë dua të përgjigjem vetëm në lidhje me lojën”, ka theksuar ai.

Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, por gjatë kësaj vere ka gjasa të ik te ndonjë klub tjetër. Juventus dhe Atletico Madrid janë gati ta transferojnë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat