UEFA: Nuk do të njihen ndeshjet e ekipeve të Krimesë në Rusi

Sporti

UEFA: Nuk do të njihen ndeshjet e ekipeve të Krimesë në Rusi

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 12:00

Federata e Futbollit në Evropë, UEFA, ka shpallur se nuk do t’i njohë takimet eventuale të zhvilluara nga klubet e Krimesë në garat e Rusisë, por nuk do të imponoj sanksione kundër Rusisë, e cila është organizatore e Kampionatit Botëror të Futbollit, në vitin 2018.

Tri klube të Krimesë, që është rajon i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në muajin mars, kanë debutuar në liga ruse dhe garat për kupë këtë muaj.

Federata e Futbollit e Ukrainës ka kërkuar sanksione kundër Autoriteteve futbollistike të Rusisë, duke argumenttuar se pranimi i klubeve të Krimesë nënkupton se Federata e Futbollit e Rusisë i ka shkelur rregullat e UEFA-s, duke vepruar jashtë jurdiksionit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat