Mourinho: Cech është i lirë të largohet

Sporti

Mourinho: Cech është i lirë të largohet

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 11:47

Jose Mourinho ka humbur durimin. Ai ka thënë se Petr Cech është i lirë të largohet nga Chelsea, nëse mendon se duhet të luajë rregullisht.

Jose Mourinho ia ka hapur dyert Petr Cechut. Strategu portugez thotë se portieri shtatlartë është i lirë të largohet nga Chelsea, nëse mendon se duhet të luajë rregullisht

Menaxheri i Chelseas preferoi belgun Thibaut Courtois në ndeshen e parë me Burnleyn, derisa çeku kishte mbetur i befasuar me këtë vendim.

“Petr meriton ta dëgjojmë. Ai meriton gjithçka nga ky klub. Por, ai moment nuk ka arritur ende”, deklaroi Special One.

Paris Saint-Germain dhe Monaco janë dy ekipet e interesuara për Cech, i cili është afër 450 paraqitjeve në ekipin nga Stemford Bridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat