Ancelotti: Nuk kisha nevojë për Di Marian

Sporti

Ancelotti: Nuk kisha nevojë për Di Marian

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 09:43

Carlo Ancelotti ka analizuar humbjen e Reali nga Atletico në kuadër të Superkupës së Spanjës. Strategu italian thotë se nuk e ka ftuar Angeldi Marian për këtë ndeshje pasi nuk kishte nevojë për të.

Real Madridi nuk arriti ta fitoj Superkupën e Spanjës pasi humbi në ndeshjen e kthimit nga Atletico Madrid me rezultat 1:0. Carlo Ancelotti ka analizuar humbjen, derisa ka thënë se nuk e ka ftuar Angeldi Marian për këtë ndeshje pasi nuk kishte nevojë për të.

"Unë mendoj se ne kemi humbur kontrollin e lojës. Ne kemi nevojë më shumë për posedim, ne kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë. Gjatë të dytës ne kemi qenë të komplikuar dhe ju kemi mundësuar kundërshtarëve të mbrohen si dihet”, ka deklaruar Ancelotti.

“Vendimi për ta lënë Di Marian jashtë ishte teknik. Nuk kisha nevojë për të”, ka deklaruar Ancelotti i cili ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk ka qenë i gatshëm të luaj 90 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat