Hamilton më i miri në provat e lira

Sporti

Hamilton më i miri në provat e lira

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 19:01

Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë në provat e dyta të lira për Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi e xhiroi makinën e tij Mercedes për 1 minutë 49 sekonda e 189 të mijtat. Piloti anglez iu përgjigj kështu shokut të tij të skuadrës Nico Rosberg. Gjermani i cili dominoi në sesionin e parë të provave të lira, i mbylli ato në vendin e dytë me një kohë diçka më shumë se gjysmë sekondi më të ngadaltë se ajo e Hamilton. Në pistën e Spa, konfirmoi edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon Fernando Alonso, pasi spanjolli i mbylli provat në vendin e tretë. Pas pilotit iberik të Ferrarit u pozicionuan me rradhë Felipe Massa, Jenson Button e Valteri Bottas. Nuk dhuruan një paraqitje aspak të mirë dy makinat Red Bull me Ricciardon që u rendit i teti, ndërkohë 4-herë kampioni i Botës, gjermani Sebasstian Vettel për shkak të problemeve teknike që përfshinë makinën e tij nuk zbriti fare në pistë duke u pozicionuar i fundit. Ndryshe nga Alonso, piloti tjetër i Ferrarit finlandezi Kimmi Raikkonen zhgënjeu edhe njëherë tjetër teksa i mbylli provat e lira në vendin e 15-të. Duke parë formën që po kalojnë dy makinat Mercedes vështirë se Hamilton e Rosberg do të kenë rivalë edhe në provat zyrtare që do të zhvillohen këtë të Shtunë dhe sipas të gjitha gjasave dy kryesuesve të klasifikimit të përgjithshëm do tu duhet të luftojnë me njërin tjetrin për pole-positionin, në cirkuitin e Spa-Francoshamps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat