Besa dhe Prishtina, premtojnë lojë të fortë!

Sporti

Besa dhe Prishtina, premtojnë lojë të fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2014 Në ora: 18:53

Dy skuadra që vlerësohen me futbollistët më të mirë që kanë në radhët e tyre në Raiffeisen Superligë, Besa e Pejës dhe Prishtina, të dielën në orën 17.00, do të masin forcat në stadiumin “Shahin Haxhislami” në Pejë. Ky është derbi i rivalëve të vjetër dhe si njëra palë dhe skuadra tjetër premtojnë lojë të hapur e spektakël. Besa pas barazimit në konak 3:3 me Trepçën ’89, tash kërkon fitoren e parë, ndërsa Prishtina është edhe më e trimëruar, ngase javën e kaluar startoi me fitore me rezultat 2:1 kundër Istogut. Valdet Shoshi, kryetrajner i Besës dhe ai i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, do të orvaten që të aktivizojnë përbërjen më të mirë. Si Besa po ashtu edhe Prishtina, janë të përgatitura maksimalisht dhe të gatshme të japim edhe atomin e fundit. Fatih Karahoda, futbollist i Besës, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se është i vetëdijshëm për rëndësinë e lojës, por shpreson se pikët do të mbesin në Pejë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat