Kosova duhet të fitojë me Omanin!

Sporti

Kosova duhet të fitojë me Omanin!

Nga: Shkruan: Genc Sermaxhaj Më: 22 gusht 2014 Në ora: 18:52

Reagimet sportive
Miqësoret e Kosovës sa shkojnë e shpeshtohen edhe më shumë, aq më i madh është edhe interesimi për ta përcjell këtë kombëtare të re e cila në një të ardhme të shkurtër edhe do të pranohet për të bërë gara në evenimente të ndryshme si ajo Evropiane dhe Botërore. Me radhë vjen ndeshja e katërtë miqësore e Kosovës ndaj kombëtares së Omanit. Një kombëtare shumë pak e njohur tek ne e cila do të zbarkoj në Kosovë muajin shtator (me 7 shtator) dhe sigurisht që do të na nderoj me ardhjen e saj. Sa i përket Kosovës ende nuk dihet se cilët futbollist do të jenë te ftuar nga trajneri Bunjaku por ata të cilët do ta veshin fanellën e kombëtares tonë, mendoj se e kanë një përgjegjësi shumë të madhe madje edhe më të madhe sesa në ndeshjet të cilat i lëmë pas dhe që ishin shumë zhgënjyese. Prandaj kjo ndeshje duhet që sipas meje të jetë me përgjegjësi të madhe duke filluar nga shtabi teknik dhe nga te gjithë lojtarët të cilët ftohen për të luajtur sepse, në tri takimet e para pësuam humbje dhe kjo me Omanin duhet të fitohet mos të them me çdo kusht, por qasja të jetë me serioze.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat