Zabërgja: Ja pse mund të fitojë Arsenali dhe Liverpooli!

Sporti

Zabërgja: Ja pse mund të fitojë Arsenali dhe Liverpooli!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2014 Në ora: 18:50


Në ligat më të forta evropiane në futboll spikasin disa ndeshje interesante dhe që tërheqin vëmendjen e tifozëve. Në Anglia derbi i madh luhet të hënën në orën 21.00 në mes kampionit në fuqi, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ndërsa në Gjermani sot (në orën 18.30) takohen Dortmundi e Lerverkuseni. Enis Zabërgja, sulmues i Hajvalisë, parashikon edhe befasi gjatë kësaj jave. Ai ka vënë bast se Sunderland do ta mund Manchester Utd dhe Nice Bordeaux-in! Në derbin në mes Evertonit dhe Arsenalit, e cila luhet nesër në orën 18.30, parashikon mysafirët të fitojnë. Ai për gazetën kombëtare Bota sot tha se ka shumë ndeshje interesante deri në çastet e fundit. Kureshtja e tifozëve është e përqendruar më shumë në Premier League, Gjermani dhe në Spanjë, ku disa skuadra hiqen favorite. Pa dyshim se këtë javë, Arsenalin, Liverpoolin, Manchester Utd, i pret një punë e zorshme në udhëtim. Manchester City synon fitoren e dytë sikurse edhe Liverpooli, ky është deri më interesant i kësaj jave dhe që zgjon në këmbë tifozët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat