Sabit Haxhiq, në krye të Prishtinës

Sporti

Sabit Haxhiq, në krye të Prishtinës

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 16:04


Skuadra më e trofeshme, Sigal Prishtina, nuk ka humbur edhe shumë kohë për të emëruar trajnerin e ri. Pas largimit të Marin Dokuzovskit, pasardhës i tij është boshnjaku Sabit Haxhiq, i cili e udhëhoqi kombëtare e Bosnjës në Eurobasket 2011. Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka ambicie të mëdha në Ligën Ballkanike por mëton edhe të gjitha trofetë në vend. Drejtuesit e kësaj skuadre mendojnë se kanë emëruar njërin prej trajnerëve më të mirë. Me Haxhiqin presin një Prishtinë edhe më të mirë sidomos në Ligën Ballkanike, ku do të jetë edicioni i dytë më radhë që marrin pjesë në këtë ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat