Gascoigne ka pirë shumë!

Sporti

Gascoigne ka pirë shumë!

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 13:05


Ish-futbollisti i mirënjohur anglez, Paul Gascoigne, ka tronditur opinionin sportiv me gjendjen e tij se si është gjetur i dehur! Ai besohet se ka përfunduar në spital, sepse është gjetur në gjendje të dehur jashtë shtëpisë së tij. Kjo gjendje e tij ka shqetësuar opinionin jo vetëm sportiv me situatën e tij, ku u desh të thërrasin edhe policinë dhe mjekët. Mediet britanike raportojnë për gjendjen e ish-futbollistit dhe si mjekët dhe policia ishin thirrur nga apartamenti i tij në Sandbanks të Dorsetit. Ish-anëtar i kombëtares së Anglisë u gjet në rrugë për toke me një shishe alkool! “Është shumë pikëlluese. Por, realiteti është se ai ka pirë shumë në ditët e fundit dhe kur një gjë e tillë ndodhë gjërat përfundojnë keq. Ai ka probleme të mëdha, sepse nuk po mund të gjejë shtëpinë dhe një vend tjetër për të jetuar. Kryebashkiaku i ka dhënë atij dhjetë ditë për t'u larguar nga ai apartament. Ndoshta gjërat u tepruan për të dhe ai i është kthyer shishes”, ka thënë një mik i Gascoigne për “Daily Mirror”. Gascoigne ka qenë njërin prej ish-futbollistëve më të njohur në botën e futbollit , ku një dekadë ishte pjesë e futbollit profesionistë. Pastaj ai është marr edhe me futboll amator. Mënyra se si ka pirë dhe është gjetur ai ka shqetësuar tërë lagjen dhe opinionin sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat