A ishte shkak Januzaj që hoqën dorë nga Di Maria?

Sporti

A ishte shkak Januzaj që hoqën dorë nga Di Maria?

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 12:52

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Adnan Januzaj, është shumë i rëndësishëm për ekipin e Manchester Utd, 20 herë kampionin e Anglisë. Tabloidi anglez “Daily Express” raporton se trajneri i “Djajve të Kuq”, Louis van Gaal shkaku i Januzajt ka hequr dorë nga transferimi i futbollistit argjentinas, Angel Di Maria, ndryshe është lojtar i Real Madridit. Van Gaal mendon se ardhja e argjentinasit do ta stagnoj zhvillimin e Januzajt. Di Maria vazhdimisht ishte dhe është në llupën e skuadrës angleze, ndërsa Januzaj javën që shkoi luajti për Manchester Utd si zëvendësues kundër Swanseas dhe nga i cili pritet edhe më shumë gjatë këtij edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat