Bayern Munich kërkon titullin e tretë radhazi në Bundesligë

Sporti

Bayern Munich kërkon titullin e tretë radhazi në Bundesligë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 09:01

Bayern Munich kërkon titullin e tretë radhazi në Bundesligë. Fushata e bavarezëve në sezonin e ri nis në shtëpi ndaj Wolfsburgut, skuadër që një kampionat më parë u rendit në vendin e pestë, por që ambiciet këtë vit I ka akoma më të mëdha. Pep Guardiola e di se nuk do të ketë një 90 minutësh të lehtë aq më tepër që vetëm së fundmi ka pasur në dispozicion yjet e tij që ishin të pranishëm në kampionatin botëror.

“Ky vit do të jetë dhe më I vështirë pasi të gjitha skuadrat janë përmirësuar. Wolfsburgu është përmirësuar ndjeshëm dhe ka lojtarë të jashtëzakonshëm si Luiz Gustavo, Rodriguez, Olic, De Bruyne apo Benaglio. Ata janë një skuadër shumë e mirë dhe vjet ndeshjen tonë më të dobët në shtëpi e luajtëm ndaj tyre. Do të jetë një përballje e vështirë pasi do të gjejmë përballë një prej skuadrave më të mira të Bundesligës”.

Gjithsesi ambicia e Guardiolës, por dhe e skuadrës që ai drejton mbetet e njëjta, fitorja por nëpërmjet një loje të bukur.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë dhe gjithashtu të luajmë mirë. Unë nuk do ta ndryshoj filozofinë time dhe as të klubit. Të gjithë duan të fitojnë trofe në fund të sezonit, por ne duam të fitojmë trofe dhe të luajmë mirë, madje më mirë se një vit më parë. Sigurisht që për t’u përmirësuar kemi nevojë për pak kohë, por unë dua që kur të fitojmë trofe tifozët të jenë të kënaqur jo vetëm për titujt por dhe për lojën e bukur”.

Guardiola nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje, Ribery, Alcantaran, Martinezin, Rafinhan që janë të dëmtuar dhe Jerome Boateng që është I skualifikuar ndaj për trajnerin e rëndësishme do të jetë që skuadra të luajë e bashkuar.

“Edhe pse kishim mungesa ne luajtëm si të barabartë ndaj një skuadre të madhe si Dortmundi. Nuk jemi në momentin tonë më të mirë por duhet të gjejmë një zgjidhje. Duhet të vrapojmë të gjithë së bashku, të luajmë pranë me dëshirë dhe të kënaqim tifozët tanë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm sesa e rëndësishme është ndeshja e parë për zhvillimin e mëtejshëm”.

Sfida mes Bayern dhe Wolfsburgut do të transmetohet direkt në orën 20:30 në Supersport 2 dhe Supersport 2 HD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat