Kampioni i Spanjës s’i ndahet Xherdanit

Sporti

Kampioni i Spanjës s’i ndahet Xherdanit

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 08:28

Shqiptari i Bayernit të Munichut, Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet objektiv i Atletico Madridit, raporton gazeta sportive madrilene Marca. Diego Simeone po insiston që ta transferoj yllin kosovar në skuadër para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Objektiv i argjentinasit është edhe Goran Pandev i Napolit. Reprezentuesi zviceran, i cili ka zgjuar edhe interesimin e Milanit e Liverpoolit, ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2016. Lojtari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit më herët ka qenë i pakënaqur me statusin te skuadra gjermane, por së fundit ka deklarua se nuk do të largohet nga klubi.

E pikërisht për një gjë të tillë, skuadra italiane e Romës po bën përpjekje të mëdha për të përfituar nga rasti dhe për ta marrë atë në skuadër. Madje, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Italia, Roma po kërkon që ta futë Shaqirin në marrëveshjen për mbrojtësin Mehdi Benatia, i cili po kërkohet me ngulm nga Bayerni. Sidoqoftë, ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për Shaqën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat