Alves nuk ia kthen shpinën Barcelonës

Sporti

Alves nuk ia kthen shpinën Barcelonës

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 17:12

Futbollisti Dani Alves është i vendosur që të qëndrojë në ekipin e Barcelonës dhe nuk e ka ndërmend të largohet. Ai shpreh besnikërinë ndaj klubit, ku ka fituar shumë trofe deri më tash. Mbrojtësi brazilian tha se do të vijë dita që të largohet nga ekipi por tash për tash nuk ia kthen shpinën. “Momentalisht kam vendosur të qëndroj këtu te Barcelona. Do të vijë dita që do të më duhet të largohem, por kur diçka e tillë të ndodhë dua që të gjithë këtu të thonë se kanë pasur në ekip për shumë vite një profesionist të madh. Nëse do të largohesha tani është e sigurt se askush nuk do ta thoshte diçka të tillë për mua madje do të thoshin se problemet që po has klubi janë totalisht faji im. Vendosa të qëndroj këtu pasi dua të marr mbi shpatulla të gjitha përgjegjësitë e mia”, tha Alves. A do ta respektoj Alves kontratën deri në vitin 2016? “Jetoj vit pas viti. Kur e ardhmja ime këtu ishte në dyshim unë ua bëra të qartë të gjithëve se përpara se të merrja një vendim duhej të flisja me trajnerin e ri. Kësaj pyetjeje nuk mund ti përgjigjem tani pasi është shumë herët për të thënë nëse do të qëndroj te Barcalona deri në vitin 2016”, përgjigjet ai. Alves flet me respekt edhe për trajnerin Luis Enrique. “ Luis Enrique më foli qartë që në ditën time të parë këtu pas rikthimit nga pushimet. Me të kam një marrëdhënie të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Reali i Madridit? Ka të gjithë respektin tonë por nuk është një ekip që të fut frikën. Na duhet të rivalizojmë me ta gjatë gjithë sezonit. Sa i përket sezonit të kaluar dua të them se nuk dhuruam një paraqitje aspak të mirë dhe nuk meritonim të fitonim asnjë trofe. Do të ishte një padrejtësi nëse do të kishim arritur të fitonim titullin kampion të ligës spanjolle, në dëm të Atleticos. Gjithsesi për ato që ndodhën sezonin e shkuar dua t’iu them që Gerardo Martino nuk kishte aspak faj. Përgjegjësitë duhet t’i marrim të gjitha ne futbollistët që nuk i bëmë gjërat mirë”, thotë Alves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat