Çfarë thuhet për Pogban?

Sporti

Çfarë thuhet për Pogban?

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 17:04


E ardhmja e Paul Pogba mbetet e paqartë. Pavarësisht fjalëve të drejtorit teknik të Juventusit, Beppe Marotta, i cili është shprehur se palët janë pranë arritjes së një marrëveshje sa i përket rinovimit të mesfushorit, nga Franca vijnë lajme që nuk mund ti lënë të qetë për asnjë moment tifozët e klubit bardhezi. E përditshmja “L’Equipe” zbulon fjalët e agjentit të futbollistit 21-vjeçar. Në një intervistë për gazetën e mirënjohur franceze, Villar Perosa deklaroi se nuk pasur asnjë takim mes tij dhe drejtuesve të Juventusit për rinovimin, kështu që e ardhmja e Pogba vazhdon të mbetet në dyshim. Në vijim të intervistës Villar tha gjithashtu se mesfushori francez për momentin ndihet mirë në Torino, edhe pse nuk la të nënkuptohej asgjë sa i përket të ardhmes. Me deklaratat e fundit të agjentit të Pogba ditët e mbetura në këtë merkato pritet të përcaktojnë fatin e ish lojtarit të Manchester United. Klube të mëdha si Reali i Madridit, Chelsea, Bayerni i Munihut, Paris Saint Germain, por edhe dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United vazhdojnë të qëndrojnë në dritare me shpresën se mund të firmosin me një talent të madh si Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat