Simeone dorëzohet para Barcelonës dhe Realit!

Sporti

Simeone dorëzohet para Barcelonës dhe Realit!

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 13:14

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mundohet të jetë sa më i sinqertë sa i përket ambicieve në edicionin e ardhshëm. Ai me punën e tij që bëri në edicionin e kaluar i tronditi dy skuadrat që luftoni për të gjitha trofetë, si Barcelonën e Real Madridin. Simeone shpreson se do të fitojë trofeun e parë (Superkupën e Spanjës) për edicionin e ri, e cila në ndeshjen e parë të finales në Santiago Bernabeu barazoi me rezultat 1:1 dhe nesër (në orën 22.30) mëton fitore kundër Realit! Simeone nuk është shumë optimist për sezonin e ri. Strategu argjentinas ka thënë se Atletico Madridi nuk mund të garoj me Real Madridin dhe Barcelonën. “Nuk më pëlqen të jem gënjeshtar për njerëzit, dhe një gjë është e qartë: ne nuk mund të konkurrojmë me Realin dhe Barcelonën”, tha ai. Simeone tha se ka ekip për vend të tretë dhe mund të jetë konkurrentë me Valencinë, Sevillën por jo edhe me Realin dhe Barcelonën. “Rivalët tanë janë Sevilla, Valencia dhe Athletic Bilbao. Objektivi i yni është vendi i tretë. Ne jemi një ekip i ri”, tha Simeone. A thua kjo deklaratë e Simeones është më shumë si taktike apo e ka për bazë edhe fuqinë që ka ekipi i tij, duke u dorëzuar para kohe në luftë për titullin e Spanjës dhe Kupën e Mbretit! Atletico është kampion i ri i Spanjës, ndërsa në finale e Champions League pas 120 minutave pati humbur me rezultat 4:1 nga Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat