Të përmirësohet loja teknike

Sporti

Të përmirësohet loja teknike

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 11:02

Arsenali ka ambicie të mëdha në edicionin e ri në premier League dhe në Champions League. Në dy gara e nisi mjaft mirë edicionin, pasi që në Premier League e mundi me rezultat 2:1 Crystal Palacen dhe në Champions si mysafir barazoi 0:0 me Besiktas-in. Futbollisti i kësaj skuadre, Alex Oxlade-Chamberlain, thotë se do të bëhen gjithnjë e më të mirë. “Është herët në sezon dhe ju mund të shihni se jo çdokush është në kulmin e fitnesit, diçka e kuptueshme, por kjo do të ndryshojë së shpejti dhe ne do të bëhemi më të mirë. Ana teknike e lojës tonë do të përmirësohet. Jam i bindur në këtë, por bashkimi dhe dëshira për të fituar është atu. Kjo është e rëndësishme nga ku duhet të fillojmë dhe pastaj anët teknike do të vijnë më pas, andaj ne duhet të nisim prej këtu”, ka thënë Oxlade-Chamberlain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat