Kisha disa momente të vështira

Sporti

Kisha disa momente të vështira

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 10:56

Keylor Navas, portier i kombëtares së Kostarikës dhe anëtar i ri i Real Madridit, është para një sprove të re dhe shumë të rëndësishme në një klub të madh. Ai ka besim të madh në vete por edhe shpreson se do të mësojë shumë nga përvoja e portierit Iker Casillas. “Kisha disa momente të vështira dhe çdo ditë jam munduar të stërvitem më shumë. Kam luajtur gjithmonë në me përgjegjësi të madhe dhe do ta bëj atë çfarë do të bënte një portier”, tha Navas, i cili ka një respekt të veçantë për Casillasin. “Do të përpiqem që të mësoj sa më shumë nga Casillas, sepse kam për të dhënë më të mirën time nga vetja", ka thënë Navas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat