A është KH Prishtina para ‘tërmetit’, kush do të pësojë?

Sporti

A është KH Prishtina para ‘tërmetit’, kush do të pësojë?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2014 Në ora: 10:31

Hendbolli në përgjithësi është në një krizë të madhe. Klubet i ka rrokur një fukarallëk i madh dhe mezi po ia dalin edhe të përfundojnë garat. Klubet me renome si Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Vëllaznimi i Gjakovës, etj. mezi po mbijetojnë dhe edhe më keq shkaku i kësaj krize Trepça, një skuadër me renome humbi statusin e elitës dhe bie në Ligën e Parët të Kosovës. Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) ende nuk i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri. A thua çfarë po zihet në klubin që udhëhiqet nga trajneri Taib Kabashi, ndryshe është kryetrajner i kombëtares së Kosova A! Pse Prishtina nuk ka nisur përgatitjet, një klub që hiqet prej më të organizuarve pas Besa Famiglia nga Peja dhe që ka edhe ajkën e lojtarëve më të mirë, pjesa dërrmuese anëtarë të kombëtares së Kosovës. Mos fillimi i përgatitjes të skuadra e Prishtinës e ka shqetësuar deri në asht edhe përzgjedhësin e kombëtares, Alfred Llazari, i cili ka tashmë edhe planin B! Llazari me shqetësim shikon gjendjen në klubin e Prishtinës, nga e cila llogarit t’i marr një numër të madh të lojtarëve, por ai është i habitur përse nuk kanë nisur stërvitje të ky kolektiv, që trajneri i saj, Kabashi, me qindra herë ka thënë se ka gjeneratën më mirë të 20 viteve të fundit. A thua gjenerata më e mirë e 20 viteve të fundit, a është lodhur nga premtimet e shumta dhe tash do të shpërthejnë duke kërkuar të drejtën e tyre të pakontestueshme. Merret vesh se e gjithë kjo zvarritje e nisjes së stërvitjeve ka të bëjë për shkak të borxheve që i ka kryesia e Prishtinës lojtarëve dhe ata e duan djersën e tyre dhe asgjë më shumë. Një burim brenda klubit tha se të enjten (sot) mund të kërcas edhe “tërmeti” në klubin e Prishtinës, se ka humbur durimi i pritjeve të njëpasnjëshme. Askush nga hendbollistët nuk flet dhe as që do të tregojë se pse janë vonuar stërvitjet. Llazari shikon me shqetësim por edhe me një nervozizëm, duke paralajmëruar në rast se hendbollistët nuk do t’i nisin stërvitjet nga e enjtja (sot), do të ndëshkohen ata që bojkotojnë stërvitjet dhe nuk do të përfshihen në kombëtare. Merret vesh se Kabashi ka planifikuar stërvitjet t’i nisin të hënën e ardhshme, krejt shkaku i kësaj situate, por dikush insiston që në ditën e enjte të fillojnë ato se koha nuk pret. Llazari ka planin B dhe mund t’i ndëshkojë të gjithë ata lojtarë që mund të rebelohen për drejtat e tyre dhe që mund ta bojkotojnë ekipin! Llazari nuk do të llogaritë te ata lojtarët që nuk stërvitin!!! Llazari nëse e ka planin B, atëherë a llogarit ai se hendbollisti ndoshta nuk ka as para për transport!


Kush do të humbë më së shumti?
Kjo situatë e mjegulluar në klubin e Prishtinës shpresojnë se do të tejkalohet. Pra, të kryhen disa obligime nga kryesia e klubit në këtë kohë krize. Prishtina është para “tërmetit”, por a thua kush do të pësojë më së shumti: Hendbollistët apo kryesia ndoshta edhe vet kombëtarja e Kosovës. Edhe Federata e Hendbollit e Kosovës shikon situatën me kujdes dhe është në stres të madh, sepse po ndodhin dhe u hallakatën hendbollistët deri në ekstrem, do t’i humbin shumë prej tyre që janë edhe pjesë e rëndësishme e kombëtares!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat