Mos i mohoni vlerat e trajnerëve të vjetër!

Sporti

Mos i mohoni vlerat e trajnerëve të vjetër!

Nga: Shkruan: Abaz Kosumi Më: 20 gusht 2014 Në ora: 19:37

Reagimet sportive

Këto ditë u debatua nga ekspertët e futbollit për fazën përgatitore të ekipeve. Prof. Dr. Agron Rexhepi, Prof. Dr. Bylbyl Sokoli dhe trajnerët e mirënjohur nga Kosova, si: Gani Sejdiu, Arsim Thaqi dhe Suad Keçi, u debatua për temën mjaft të qëlluar për fazën përgatitore në të cilën gjenden shumica e klubeve elitare të Kosovës: “Përgatitja fizike e lojtarëve”. Mendoj se kjo temë Ishte shumë e qëlluar dhe e kohës, për t’u njohur me të dhënat teorike dhe praktike të aplikimit të vlerave fizike tek sportistët, futbollistët gjatë fazave të caktuara përgatitore. Me të drejt Agim Binaku, kërkoj që të debatohet dhe te prezantohet njohuri të vlerave fizike, të cilat ndihmojnë që opinioni futbolldashës si dhe ata punëtorë sportiv, të cilët merren me zejen e trajnerit të kenë njohuri nga dora e parë, për përgatitjen fizike, duke u njohur drejtpërsëdrejti nga referuesit, panelistat adekuat të kësaj lëmie si Prof. dr. Agron Rexhepi , si dhe nga trajnerët eminent të futbollit të Kosovës. Përshtypja e parë, ishte, se ligjëruesi universitar dr. Agron Rexhepi, njohës shumë i profilizuar dhe i përgatitur shumë mirë, në aspektin didaktik të prezantimit të dhënave hulumtuese tabelave, diagrameve dhe vlerave shkencore për përgatitjen adekuate , të përdorimit të programeve përgatitore dhe të vlerave fizike të ngarkesave energjetike tek lojtarët, nëpër të gjitha fazat përgatitore që kalon një skuadër futbolli apo edhe një futbollist, ligjëruesi universitar, z. Rexhepi la një përshtypje profesionale të prezantimit të njohurive.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat