Fazliu prej Shkëndijës në Partizan

Sporti

Fazliu prej Shkëndijës në Partizan

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 16:05


Sulmuesi Astrit Fazliu është përforcim i ri i skuadrës me renome shqiptare, Partizani nga Tirana. Futbollisti ferizajas është marrë vesh me drejtuesit e klubit nga Tirana, i cili deri dje ka qenë pjesë e skuadrës Shkëndija nga Tetova. Fazliu tashmë e tutje do të mbrojë ngjyrat e skuadrës 15 herë kampionë i Shqipërisë. Sulmuesi 26-vjeçar është një njohje e vjetër e trajnerit Shpëtim Duro kur së bashku ishin pjesë e Shkëndijës. Tek Partizani sulmuesi ferizajas gjen disa nga ish- shokët e tij me të cilët ka luajtur më parë tek KF Prishtina. Me këtë blerje të kuqtë besojnë se i kanë hedhur pas krahëve problemet në vijën e parë, ku çaluan shumë sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat