Rosberg: Nuk dua të përsëris gabimet...

Sporti

Rosberg: Nuk dua të përsëris gabimet...

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 13:37

Piloti i Mercedesit, Nico Rosberg, është i përgatitur në çdo aspekt për garën e ardhshme që mbahet në fundjavë në Belgjikë. Ai është i bindur se lufta për titull në mes tij dhe Lewis Hamilton do ta zgjasë deri në fund. Rosberg prin me 202 në renditjen e përgjithshme, duke lënë pas kolegun e tij, Hamilton me 192 pikë. Dy pilotë të Mercedesit po dominojnë në garën sivjetshme në Formula 1, por cili do të jetë kampion, është e paqartë, për shkak të rivalitetit të madh në mes tyre. “Në Formula 1 nuk mund të lejosh të shpëtojë nga duart një epërsi e tillë, kështu që unë dhe skuadra do të punojmë fortë për ta ruajtur deri në fund vendin e parë në klasifikim. Rivaliteti mes meje dhe Hamilton deri në këto momente të kampionatit ka qenë shumë i fortë dhe unë mendoj se kështu do të vazhdojë deri në garën e fundit. Në këtë aspekt çdo pikë e marrë nga tani e deri në fund do të jetë thelbësore”, tha Rosberg. Pas katër jave pushimi, garat e Formuls kthehen në fundjavë, e cila pritet me emocione nga tifozët e këtij sporti. “Jam i lumtur që do të rikthehem të garoj sërish pas disa javëve pushim. Në Belgjikë nuk dua të përsëris gabimet që bëra në Hungari edhe pse duhet pranuar se edhe rivalët janë përmirësuar shumë. Pista e Spa-Francoshamps është një nga më të bukurat dhe më spektakolaret e Formula 1, kështu që unë dua të bëj rezultat aty. Në të shkuarën nuk kam bërë edhe aq mirë në Çmimin e Madh të Belgjikës, megjithatë shpresoj se këtë vit ky marsh negativ do të ndryshojë”, thotë Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat