Messi: Në ditët e para më vinte turp

Sporti

Messi: Në ditët e para më vinte turp

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 13:07

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, kujton historinë e tij në klubin e Barcelonës. Ai tregon se si është zhvilluar dhe se si i vinte turp në ditët e para në klubin katalunas. Ai me Barcelonën ka fituar të gjitha trofetë e mundshme dhe të vetmin deri më tash që nuk e ka shijuar, është titulli i botës me kombëtaren e Argjentinës. Megjithatë argjentinasi suksesin në aspektin personal ia dedikon të gjithin La Masias, akademisë së Barcelonës që e bëri të famshëm.“Jam ky që jam falë Barcelonës. Erdha këtu shumë i vogël, dhe merita që unë u përmirësova si njeri dhe futbollist është e gjitha e La Masias. Me ndihmën e të gjithëve në akademi mësova shumë gjëra dhe arrita në këtë nivel që jam”, tha Messi. Ai ka treguar edhe për vonesat që ka pasur të dokumentacionit nga Argjentina që e shtynë debutimin e tij me Barcelonën për 6 muaj. “Qëndrova 6 muaj pa luajtur për një çështje dokumentacioni. Pastaj u lëndova përpara ndeshjes time të parë. Ajo ishte një periudhë shumë e keqe për mua. Karakteri im i ndrojtur? Po është e vërtetë që kur isha fëmijë isha shumë i ndrojtur, madje në ditët e mia të para te Barcelona më vinte turp të shkoja në dhomat e zhveshjes bashkë me djemtë e tjerë të ekipit. Kur mbërrita këtu surprizohesha nga gjithçka. Çdo gjë ishte e ndryshme nga ato me të cilat unë isha mësuar në Rosario. Megjithatë, me kalimin e kohës u përshtata dhe fillova të ndihesha shumë mirë”, tregon Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat