Wenger është i zemëruar me kartonin e kuq

Sporti

Wenger është i zemëruar me kartonin e kuq

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 11:55

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është jashtëzakonisht i zemëruar me kartonin e kuq që iu dha lojtarit të tij, Aaron Ramsey. Arsenali barazoi në Stamboll 0:0 me Besiktasin, por nga minuta e 80-të mbeti pa Ramseyn, i cili u ndëshkuan me karton të kuq pas dy të verdhëve. Kjo e ka zemëruar shumë Wengerin, i cili ka thënë: “As i pari dhe as kartoni i dytë i verdhë nuk ishin të merituar “. Wengerit kjo i duket e pabesueshme, sepse me 27 gusht në Emirates do të ketë mungesën e futbollistit kryesor kundër Besiktas-it, ndeshje e play-off-it në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat