Benitezit i dhemb në shpirt barazimi

Sporti

Benitezit i dhemb në shpirt barazimi

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 11:17

Skuadra e mirënjohur italiane, Napoli, pa dyshim se rrezikon që të eliminohet nga gara prestigjioze Champions League në futboll. Barazimi me rezultat 1:1 në Sao Paolo është i keq për ta, sepse tash i pret një rrugëtim i vështirë në Bilbao dhe gjithsesi duhet të shënojnë nëse duan të shpresojnë në kualifikim. Athletic Bilbao, skuadër baske, nxori një barazim të artë dhe i mjafton rezultati 0:0 në takimin e kthimit që të lundrojnë në fazën e grupeve të Championsit. Rafael Benitezit, megjithëse ky barazim i dhemb në shpirt, ka frymë optimizmi se do të bëjnë të mundur kualifikimin në Bilbao. Ai niset nga përvoja që nga në ndeshjet ndërkombëtare dhe beson se do ta mundin Athleticon në Bilbao! “Mendoj se bëmë një punë të mirë ndaj një skuadre cilësore. Në fillim patëm disa raste të mira shënimi, por më pas kundërshtarët tanë e rritën intensitetin dhe na vunë në vështirësi. Gjithsesi reagimi ynë ishte pozitiv, treguam se mund t’u bëjmë keq, ndaj kam shumë besim për ndeshjen e kthimit”, tha Benitez, por i vetëdijshëm se sfida e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë. “Është e qartë që në San Mames nuk do ta kemi të lehtë të fitojmë, por ne do të zbresim në fushë të bindur që mund ta arrijmë atë që dëshirojmë. Higuain? Ishte i mërzitur si të gjithë lojtarët e tjerë, por më mirë kështu, sepse do të shfryjë në fushë"”, ka thënë Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat