Krasniqi kalon provat, firmos sot për ekipin turk

Sporti

Krasniqi kalon provat, firmos sot për ekipin turk

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2014 Në ora: 10:21

Hendbollisti Kreshnik Krasniqi, kaloi provat në ekipin e Superligës së Turqisë, Anafen KOLEJI. Merret vesh se drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjen e tij dhe mbetet që sot (e mërkurë) edhe të nënshkruajnë me hendbollistin. Sipas burimeve të afërta me hendbollistin kontrata mund të nënshkruhet për një vit dhe me të drejtë vazhdimi edhe për një vit tjetër. Krasniqi që luan në pozitën qendrës dhe ishte pjesë e Prishtinës, si dhe e kombëtares së Kosovës, ka bindur me lojë drejtuesit e klubit. Ai të shtunën e kaluar luajti rreth 60 minutave. Anafen KOLEJI humbi miqësoren me rezultat 29:36 nga Besiktas, ndërsa Krasniqi realizoi vetëm tre gola, por ishte i frytshëm në shumicën e kohës dhe kjo impresionoi edhe trajnerin turk që vendosi ta ndalë hendbollistin. Krasniqi tha për “Bota sot” se të mërkurën do të dihen dhe detajet e kontratës. Ai sqaroi se me ekipin e tij do të janë në një turne ndërkombëtar ku mbahet 27 gushti deri më 1 shtator dhe marrin pjesë 3-4 ekipe turke, pastaj pritet të janë edhe ato nga Irani, Italia dhe ndonjë edhe nga Iraku. Për Krasniqin po hapet një kapitull i ri dhe shpreson se do të dëshmojë vetën në klubin e ri. Prishtina po mbete edhe pa lojtarin e dytë të rëndësishëm, pasi më parë ka shkuar edhe Enis Kabashi në enjë ekip gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat