Bayern Munich bënë marrëveshje me Mehdi Benatian

Sporti

Bayern Munich bënë marrëveshje me Mehdi Benatian

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 10:07

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Mehdi Benatian për transferimin e tij në Allianz Arena. Por, kampioni i Bundesligës ende nuk ka plotësuar kërkesën e Romës për dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh.
Në Francë janë të sigurt: Mehdi Benatia ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun.

Sipas ‘L’Equipe’, menaxheri i mbrojtësit të Romës, Moussa Sissoko ka finalizuar bisedimet me drejtuesit e gjigantit bavarez për transferimin e klientit të tij në Allianz Arena.

Sissoko ka biseduar edhe me drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini duke e njoftuar se Bayern është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Benatian.

Por, Roma vazhdon të kërkojë 35 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera në bonuse, ndërkohë është duke bërë përpjekje për të bindur futbollistin të qëndrojë në Olimpico, me rritje të pagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat