Champions League, Napoli dhe Arsenali vetëm barazime

Sporti

Champions League, Napoli dhe Arsenali vetëm barazime

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 22:54

Ekipi i Napolit para shikueve të vet barazoi me rezultat 1:1 me Athletic Bilbaon, në ndeshjen e parë të play-off-it në Champions League. Futbollistët napolitanë i shpëtuan humbjes, pasi që deri në minutën e 68-të ishin në disavantazh. Në minutën e 41-të, Muniain realizoi për epërsinë e Billbaos, por vendasit barazuan rezultatin në minutën 68-të përmes Higuain pas asistimit të Hamsik. Napoli pati më shumë topin në posedim, por dot që të mposhtin Bilbaon e cila u tregua shumë e fortë dhe nxori rezultat të favorshëm. Arsenali në takimin e parë në Stamboll barazoi 0:0 me Besiktas-in dhe krijon një epërsi të mirë. Arsenali nga minuta e 80-të, luajti pa një futbollist, pasi që Aaron Ramsey, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzoi ekipi vendas dhe Arsenali doli i pamposhtur. Arsenali tashmë në Emirates kërkon kualifikimin, ndërsa Napolin e pret punë edhe më vështirë në Bilbao.

Rezultatet

Kopenhagen-Leverkusen 2:3 (2:3)
Salzburg- Malmö 2:1 (1:0)
Besiktas- Arsenal 0:0 (0:0)
Napoli-Bilbao 1:1 (0:1)
Steaua-Ludogorets 1:0 (0:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat