Vdekja e Pantanit, hetohet për vrasje

Sporti

Vdekja e Pantanit, hetohet për vrasje

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 10:29

Rihapet çështja Marco Pantani me zhvillime të reja dhe mjaft interesante.
Legjenda e çiklizmit italian, fitues i turit të Francës në vitin 1998 u gjet i vdekur në një hotel në Rimini më 14 Shkurt të vitit 2004. Zyrtarisht u deklaruar se shkaku i vdekjes ishte mbidozë kokaine por tashmë fakte të reja tregojnë se ndoshta “Pirati’ është detyruar nga dikush tjetër të kalojë në organizmin e tij doza të larta të kësaj substance.
Gkykata e Riminit ka rihapur sot hetimet për vrasjen e Marco Pantanit, do më thënë tashmë kjo çështje do të merret nuk konsiderohet më një vetëvrasje por një vrasje e mirëfilltë, diçka që ka tronditur botën e çiklizmit pas 10 vitesh.

Familja e Pantanit nuk ishte dorëzuar kurrë duke mbështetu kauzën e vrasjes me paramendim dhe jo atë të mbi dozës së injektuar nga vetë italiani.

Shumë fakte të reja kanë dalë në dritë të cilat të bëjnë të mendosh se vdekja e ish-yllit të çiklizmit italian nuk ka qënë një vetëvrasje. Që nga dozat e larta të kokainës të gjetura në sistemin tretës të trupit të Pantanit, të cilat mendohet se e kanë detyruar me forcë atë të gëlltisë kokainë dhe jo ta marrë për fat të keq si përdoret në këto raste nëpërmjet hundës apo të injektuar me shiringë. Pra si ka mundësi që italiani ta kalonte substancën famëkeqe si të ishte një pije e thjeshtë, më pas janë shenjat në qafën dhe kokën e Pantanit që të bëjnë të mendosh se ka pasur një konfrontim fizik mes ish-çiklistit dhe ndoshta vrasësit të tij.

Si ka mundësi që këto fakte të reja mësohen pas kaq shumë kohësh. Sigurisht që pas hetimeve të Gjykatës së Rimnit historia e vdekjes së legjendës Marco Pantani do të rishkruhet dhe ndoshta për fat të keq do të quhet historia e vrasjes së Marco Pantanit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat